Të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe as për lirim të parakohshëm. Kërkesat e të burgosurve që fitojnë çdo vit gati 90 ditë zbritje prej punës dhe sjelljes së mirë do ti shqyrtojë drejtoria e përgjithshme e burgjeve
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ky propozim vjen nga Poli i Drejtësisë përmes grupit të punës të ngritur posaçërisht për të gjetur zgjidhje ligjore prej të cilave do synohet të ulet ‘back logu’ i dosjeve që ka bllokuar gjyqësorin, veçanërisht gjykatat administrative
Sipas burimeve të TCH , një ndërhyrje e tillë nën diskutim synon të shmangë paditë gjyqësore të të burgosurve të sjellshëm dhe që aktivizohen me punë, si një nga formulat që duke reduktuar gjykimet për pasojë redukton angazhimin e gjyqtarëve e për rrjedhojë ul stokun.
Njëherazi kërkohet që në rastet e akuzave të lehta gjyqet në kryhen pa e transportuar të dënuarin prej qelisë, me kushtin që në seancë të jetë i pranishëm avokati i tij, ndërsa i pandehuri do ta ndjekë procesin online.
Ndërkohë për të shmangur zvarritjet për shkak të adresave, i interesuari të konsiderohet i njoftuar për gjykimin e radhës duke përdorur postën elektronike të mbrojtjes.
Për t’ju lënë më shumë kohë gjyqtarëve shqyrtojnë dosjet që presin prej vitesh, po diskutohet që trupa me tre gjyqtarë të reduktohen në vetëm një për kërkesa si njohja e martesës me të huaj, vërtetimet e fakteve dhe çështjet e thjeshta
Propozohet që trupat gjyqësore në apel të reduktohen vetëm me një. Por dhomat e këshillimit do të jenë vetëm për çështjet civile. Në grupin e punës që po kërkon ndërhyrje ligjore si evadohet stoku që ka mbërritur në 160 mijë, bëjnë pjesë anëtarë të KLGJ, të KLP, katër kryetarë të gjykatave me seli në Tiranë dhe këshilltarë ligjore.
Pas diskutimeve intensive gjatë javës, ekspertët do të takohen në ditët në vazhdim. Sapo drafti të finalizohet , se ku duhet ndërhyrë në ligj do ti propozohet drejtorisë së kodifikimit.
Sakaq gjatë një interviste për TCH ministri i drejtësisë Toni Gogu, u shpreh se ky institucion që luan rolin e koordinatorit të sistemit po pret sugjerimet e qeverisë së gjyqësorit.





