DPSHTRR ka nisur nga 1 qershori lëshimin e kartave të Tahografit me 60% ulje tarife, duke e ofruar 40 Euro nga 100 Euro që kushtonte. Karta e Tahografit mund të merret për 10 ditë nga 30 ditë që vononte përpara duke e shpejtuar procesin me 67% kursim kohe, falë rikonceptimit të shërbimit nga DPSHTRR.
Në muajin e parë të aplikimit të risive:
Ka patur 671 aplikime ose 227% më shumë se mesatarja mujore.
270 mijë euro i janë kursyer transportuesve rrugorë nga ulja drastike e tarifës dhe nga rritja e ditëve të punës (ulen ditët e pritjes pa kartë, pra pa punë) vetëm gjatë muajit të parë.
Vizioni i DPSHTRR është të ulë kostot për sektorët jetik të transportit rrugor që janë shumë të ekspozuar me krizën globale të çmimeve që pason fazën e zgjatur të pandemisë nga Covid-19!