Një moment paniku te kombëtarja e Lihtenshtejnit gjatë mbërritjes në aeroportin e Rinasit. Avioni i skuadrës që do të ndeshet nesër me Shqipërinë në “Elbasan Arena”, është ulur me vështirësi në pistë duke shqetësuar lojtarët dhe stafin.Ka qënë mesfushori Sandro Vieser ai që ka bërë publik lajmin gjatë daljes në konferencë për shtyp pak minuta më parë.

“U frikësuam nga ajo ulje e fortë e avionit. Megjithatë, gjithçka kaloi dhe tani jemi më mirë”, ishin fjalët e Vieser.

Kombëtarja e Lihtenshtejnit është akomoduar në Tirane dhe do të udhëtoje drejt Elbasanit vetëm në ditën e ndeshjes. Seancën e sotme stërvitore miqtë do ta zhvillojë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi”.