Këtë të diel moti mbetet i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit tonë duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Në zonat jugore të Shqipërisë vranësirat do të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në territorin e Kosovës. Parashikohet të ketë dhe intervale me kthjellime. Herë pas here vranësirat do të shtohen në vend dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dëbore.