Bilanci italian i pandemisë sheh sot një ulje të testimeve, pothuajse e përhershme në fundjavë, që ndikon edhe në numrin e rasteve pozitive, që sot janë 479, në ulje nga 629 të bilancit të mëparshëm.
Ndërkohë numri i viktimave shtohet me 4 persona, duk e çuar në 35.396, ndërkohë që të infektuarit total janë 253.915.
Gjithsesi rastet në ngjitje gjatë javës kanë alarmuar qeverinë italiane e cila do të miratojë që nesër mbylljen e diskotekave dhe klubeve të natës.