Bruksel, 4 shtator 2014 –  Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit në një niveli të ri rekord, duke i sjellë kostot e huamarrjes shumë pranë zeros, për të luftuar inflacionin e ulët dhe për të mbështetur ekonominë e Eurozonës që gjendet në stanjacion.

Banka Qendrore Europiane uli normën e interesit të enjten në 0.05%, nga 0.15% që ishte më parë, ndërsa interesi i depozitave u ul akoma më tej, madje në territor negativ. Tashmë, bankat e nivelit të dytë jo vetëm që nuk do të kenë përfitim nga depozitimi i parave të tyre në BQE, por madje të paguajnë 0.2% interes për këtë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/