Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që në orët e para të ditës do të sjellin reshje të karakterit lokal.
Por orët vijuese shtojnë vranësirat duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Në mbrëmje vranësirat dhe reshjet e pakta do të mbeten në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 10°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 27°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.





