Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme në pothuajse gjithë ditën duke sjellë vranësira të shumta.
Parashikohet që vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Pritet që më të dukshme reshje të jenë në zonat veriore ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebeshëve. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim gradual dhe të përkohshëm të motit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.