Dita e diel sjell zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe të shoqëruar me mini-stuhi të forta ere. Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që vranësirat dhe shirat të mbeten prezente deri në orët e vona të natës ku pritet dobësim i ndjeshëm i tyre. Megjithatë zonat veriore do të mbteten me shira deri mëngjesin e së hënës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.