Kjo e mërkurë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin mbizotërimin të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë orëve të para të ditës, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme. Por në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë Kosovën duke krijuar mundësi për reshje të izoluara.