TIRANE Ngrica në rrugë, reshje dëbore dhe shiu të shoqëruara edhe me ulje të mëtejshme të temperaturave. Do të jenë këto karakteristikat e motit gjatë fundjavës deri në ditët e para të javës së ardhshme.

Metereologët e Shërbimit të Forcave Ushatarake parashikojnë një ulje të mëtejshme të termometrit me 4 gradë celcius, çka do të bëjë që në zonat malore temperaturat të shënojne vlera negative.

Sipas sinoptikanëve era do të jetë e fortë dhe në datat 26-28 temperaturat do të pësojnë një tjetër ulje. Metereologët sqarojnë se këto temperatura janë karakteristike për stinën e dimrit.