DURRËS, 9 tetor 2014 – Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Nuk i duron temperaturat e larta, ndaj s’duhet nxehur shumë. Profeti Muhamed a.s. ka thënë për vajin e ullirit: "Hani vaj ulliri dhe lyeni veten tuaj me të, sepse është nga një pemë e bekuar." (Tirmidhiu At'ima)

Hipokrati , vajin e ullirit e rekomandonte për shërimin e më shumë se 60 sëmundjeve.
Homeri, vajin e ullirit e quante ar i lëngshëm.
Kur ulliri është në formën e vajit i ka cilësitë e tij më të mira, se sa kur është kokërr.
Vaji i ullirit konsiderohet një element thelbësor për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe është e kotë të komentojë se është i dobishëm për të gjitha grupmoshat.
Në shtatëzani, acidet yndyrore esenciale janë pjesë e rëndësishme e qelizave dhe e sistemit nervor, konsumimi i vajit të ullirit nxit zbrazjen e zorrëve duke ndihmuar gratë shtatëzëna të kufizojnë problemet e kapsllëkut.
Në fëmijëri është e dobishme për mineralizimin e kockave, zhvillimin e trurit dhe është shumë i tretshëm.
Tek sportistët dhe adoleshentët,  acidi yndyror është lehtësisht i tretshëm, gjatë tiganisjes, pasi mbron ushqimet nga dëmtimet termike.
Në moshë madhore vonon plakjen e qelizave, përmirëson mineralizimin e kockave, kufizon humbjen e kalciumit për shkak të plakjes. Parandalon zbardhjen e flokëve.
Në moshën e vjetër, gjatë së cilës vihen re probleme të mungesës së oreksit, zvogëlimi i kapacitetit, mostretja e ushqimit, ulet absorbimi i vitaminave dhe mineraleve, probleme me kapsllëkun; vaji i ullirit në të gjitha këto raste individuale është yndyra ideale, është shumë i tretshëm, laksativ, i pasur me acide yndyrore esenciale, gjithashtu lehtëson absorbimin e vitaminave.
Ky  vaj, gjithashtu ngadalëson prodhimin e tepërt te acidit në sistemin e tretjes, duke zvogëluar rrezikun e ulcerave dhe probleme të tjera gastrointestinale. 

Dy lugë vaj ulliri në mëngjes me stomak bosh kanë një efekt pozitiv kundër kapsllëkut kronik. Ndryshe nga yndyrna të tjera, të cilat janë të lidhura me një rritje të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, vaji i ullirit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të zorrës së trashë nga qelizat kancerogjene. Ndihmon shumë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Jo më kot konsiderohet “mbreti i ushqimeve”.
 

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/