Tiranë, 4 shtator 2014 –  Këngëtarja e muzikës moderne shqiptare Tuna, nuk e ka pritur mirë krahasimin që gazetarja Ulpiana Lama, i ka bërë asaj me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Pak ditë më parë, Ulpiana shkroi në Facebook se Tuna dhe Putin kanë një gjë të përbashkët mes tyre, demonstrimin e një pushteti që ka forcën, por jo përgjegjësinë. Duke analizuar shprehjen e Tunës “Unë e bëj se mundem”, gazetarja u shpreh se kjo është një si mendësi dominuese e showbiz-it, që për të shitur duhet të skandalizosh. Gjithashtu sipas saj është një “demonstrim arrogant i një pushteti që ka forcën, por jo përgjegjësinë”.

Ky krahasim i referohet një bisede telefonike të Putin-it me Jose Manuel Barroson, ku Putin ka kërcënuar se mund ta pushtojë kryeqytetin ukrainas brenda dy javësh nëse dëshiron.

Por Tuna nuk e ka pritur mirë këtë krahasim dhe i është kundërpërgjigjur në mënyrë ironike Ulpianës duke i thënë se “Ku do të përzihesh tani, në horoskop apo në tentene”. 

“Falënderoj fytyrat politike që tërheqin paralele mes meje dhe politikanëve me fuqi të madhe në botë, njëherazi po më vjen keq që ata nuk kanë qëlluar në paktin tim, por  në Kiev. Jam paksa kurioze të di nga ju se është kthyer aftësia politike në botën e muzikës?! A të pres që në të ardhmen do të angazhohet edhe në përpilimin e horoskopëve e pse jo edhe në fushën e “yrrnekut të tenteneve” a po “spanjollka me gitarë”, shpreh Tuna në Facebook.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/