Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjat një deklarate për mediat, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë ligjin për amnistinë penale, duke u shprehur se një nga parimet kryesore të amnistisë është humanizmi.

‘Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitetit jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin. Bëhet për amnisto për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri ka pasur amnisti penale. Më vjen keq që nuk e kanë lexuar ligjin. Hodhi sikush një gurë në zall dhe u bën të gjithë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën.

Është një amnistie cunguar 95% e veprave penale që ka Kodi penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistoj asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ishte punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.’- tha Manja