Unaza e Madhe nga Shkolla Teknologjike deri te Kopshti Zoologjik ka përfunduar thuajse e gjitha, ku këto ditë po punohet vetëm për detajet e fundit, ndërsa hapja do të bëhet para datës 11 shtator.
Pjesa te Komuna e Parisit ishte më problematikja dhe ende nuk ishte shtruar, por tashmë edhe ky segment është gati.
Punimet janë shumë intensive. Pas autostradës tashmë po punohet në rrugët dytësore, urat, mbikalimet dhe nënkalimet, siç edhe mund ta shihni në foto.
Kështu që këtë javë presim të gjithë që Unaza e Madhe të hapet për të gjithë, sepse çiklistët e qytetit kanë kaluar nëpër atë rrugë të mërkurën e kaluar në eventin ‘Night Ride. Kjo rrugë pritet që të krijojë shumë lehtësi në qarkullim.