Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar 6 kompanitë, të cilat kanë dorëzuar ofertat për “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.
ARRSH thotë se afati për dorëzimin e ofertave ka përfunduar në orën 11:00 të ditës së sotme.
Kompanitë që kanë dorëzuar oferta:
1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
2. GD Granit AD Skopje
3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
4. Geci sh.p.k.
5. ANK sh.p.k.
6. Baftjar Murati
Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.
"Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre", thuhet në deklaratën e ARRSH.
Ndërkohë ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave.
"Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm", mbyllet deklarata e ARRSH.





