Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë teksa ka publikuar një video të situatës në Unazën e Re. Kryeministri thotë se në këtë çështje janë shfaqur edhe disa kategori sipas tij, e zaptuesve që kërkojnë dëmshpërblim për zaptimin e trojeve. Sipas Ramës, s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat e qytetarëve.
Statusi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë





