Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin "45 Minuta" në Report Tv foli për projektin e "Unazës së Re", për të cilin banorët e Astirit janë prej muajsh në protestë.

Veliaj tha se ky projekt nuk ka kthim pas dhe do dëmshpërblehen ata që kanë letrat ndërsa tha se janë të vendosur kundër çdo rrugaçi.

"Nuk ka kthim, kush ka tokën do të marrë paratë, apo banesën me letra dëmshpërblimin, kush nuk ka asnjë letër nuk mund të marrë paratë e shqiptarëve dhe kush është nevojtar do të marrë një banesë sociale. Zemërbardhë me nevojtarët, por të vendosur kundër çdo rrugaçi" deklaroi ai.