NASA ka njoftuar se në më pak se 18 muaj unazat ikonike të Saturnit do të zhduken për pak kohë nga pamja.
Lëvizjet e ekuinoksit do të sjellin një ndryshim në mënyrën se si astronomët janë në gjendje të shohin Saturnin por unazat gradualisht do të bëhen përsëri të dukshme ndërsa planeti gjigant i gazit do të kthehet me pamje drejt Tokës.
Shkencëtarët e NASA thanë se unazat e famshme do të zhduken në mënyrë efektive nga pamja e vëzhguesve të yjeve në Tokë, sepse Saturni do të shkojë në një ngjarje “ekuinoks”.
Siç ilustrohet edhe në foton bashkangjitur artikullit, rrathët e gjigantit të gazit do të bashkohen në një vijë pothuajse të padukshme në gjysmën e parë të vitit 2025 ndërsa planeti anon në një krahë duke e bërë thuajse të pa evidentueshme pamjen e rrathëve.
Unazat ngadalë do të bëhen përsëri të dukshme ndërsa poli jugor i Saturnit do të drejtohet drejt planetit tonë me pamjen më të mirë që arrin kulmin në vitin 2032 kur gjigandi i gazit do të jetë në 27 gradë në raport me Tokën.
NASA thotë se ekuinoksi ndodh çdo 15 vjet për shkak të boshtit “të anuar” të rrotullimit të Saturnit.