Pol Pogba ka mbajtur premtimin dhe në grumbullimin e kombëtares së Francës është paraqitur me dhurata për të gjithë shokët e skuadrës me të cilët fitoi Kupën e Botës 2018.

Mesfushori i Manchester United nuk ka pyetur për shpenzimet, ndërsa për secilin nga lojtarët kishte përgatitur nga një unazë me diamante, e cila me ngjyrat e flamurit francez dhe me simbole të tjera që lidhen me Botërorin e shkuar përjetëson triumfin e “Gjelave”.

“Një gjest i vogël, pasi fituam Kupën e Botës me lojtarë të mëdhenj. I konsideroj të gjithë pjesë të familjes. Një dhuratë e vogël nga ana ime”, ka thënë Pogba.

Nuk bëhet e ditur shuma që futbollisti ka shpenzuar, por sipas mediave lokale, çdo unazë vlen disa dhjetra mijëra euro.