Letra e ish-presidentit Barack Obama e njohur ndryshe si ‘letra famëkeqe’ është publikuar ditën e sotme nga mediat e huaja. Letra u shkrua në nëntor 1982 për Alex McNear.
Sipas “New York Post”, bëhet me dije se në letër ish-presidenti Obama i shkruan ish-të dashurës së tij, të cilës i tregon se mund të bëjë dashuri me burra çdo ditë, por në imagjinatën e tij.
Letra është publikuar nga historiani David Garrow në qershor të këtij viti, i cili zbuloi se ish-presidenti amerikan, në shumë raste kishte fantazi për takime personale me burra.
“Për sa i përket homoseksualizmit, më duhet të them se mendoj se kjo është një përpjekje për t’u larguar nga e tashmja, një refuzim ndoshta për të përjetësuar farsën e pafund të jetës tokësore. E shihni, unë bëj dashuri me burra çdo ditë, por në imagjinatën time”, i shkroi 21-vjeçari Barack Obama Alex McNear në nëntor 1982, shkruajnë mediat e huaja.
Sakaq letra aktualisht është në pronësi të Universitetit Emory.