Pas mbledhjes së sotme të deputetëve opozitarë në Kuvendin e Shqipërisë, foli për mediat Gazment Bardhi. Ai u pyet nga gazetarët edhe për protestën që zhvilloi dje opozita e kryesuar nga Berisha në të cilën, Bardhi nuk ishte pjesëmarrës. Bardhi thotë se ai dhe Berisha duhet të bashkëpunojnë kundër regjimit të Edi Ramës dhe çdo protestë do të ketë mbështetjen e tij.

“Unë, Berisha dhe çdo deputet opozitar jo vetëm të duhet të bashkëpunojmë, por të jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës. Çdo protestë ka patur dhe do të ketë mbështetjen time”, thotë Bardhi.

“Çdo deputet i opozitës ka mbështetur dhe mbështet çdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës”, shton ai.

Ndërsa për protestën e thirrur ditën e enjte, Bardhi thotë se do ta shihni se çfarë do të bëhet dhe skenari do ta zbulohet në orët në vijim.

“E enjtja është vetëm dy ditë larg dhe ju do e shihni se çfarë do bëjmë ne, nëse do tregojmë skenarin sot s’do kishit kureshtje për të na ndjekur këmba këmbës se çfarë do ndodhë të enjten”, u shpreh Gazment Bardhi.