Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka thënë se Partia Socialiste do të fillojë të ndryshojë dhe të analizojë qeverisjen e saj në nivel qendror dhe vendor, pas votimeve të 30 qershorit.

Rama ka deklaruar se PS pas këtyre votimeve ka marrë një borxh marramendës, ndërkohë që ka theksuar se do të nisë të programojë korrigjimet e nevojshme.

“Kjo meritë është shumë sigurisht, nuk është pak. Nga nesër, 30 qershori është thjesht histori. Ndërsa vitet që do ta pasojnë, nga nesër dhe fundit të mandatit qeverisës dhe katër vitet e mandatit të vendorëve. Është një borxh marramendës, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse sfida nga sot është shumë më e vështirë.

Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar për të analizuar situatën në familjen tonë politike duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë që sot nuk munguan.

Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri qoftë me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Sot janë aty ku e meritojnë në gropën ku duan të fusin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë”, ka thënë ai.