Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se është kthyer për të udhëhequr opozitën drejt fitores.

Në fjalimin e tij të parë në Parlament që pas daljes nga arresti shtëpiak, Berisha tha se Rama mendoi se e realizoi ëndrrën e tij që të mos e shihte më në këtë sallë kreun e PD-së.

“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë. Edi Rama mendoi se e realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën. I bëtë llogaritë gabim sepse nuk ishte viti 1946.

Është e vërtetë se ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së kombit amerikan dhe ndiqnin agjendën e George Sorosit, këtij armiku të egër të kombit amerikan. Pra, ju në 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Por, sot, ja ku jam. Vij këtu për të udhëhequr opozitën drejt fitores”, tha Berisha.