Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës  është organizuar edicioni i 5-të i  festivalit të muzikës të zërave të rinj i titulluar “Unë këndoj ”, ku morën pjesë në finale 15 këngëtarë të vegjël. Për këtë veprimtari regjisori i këtij festivali Çlirim Kume tha se për talentet e reja që të arrinin deri në finale, janë dashur disa filtra artistike nga profesionistët.

Edicioni i zërave te rinj “Unë këndoj”  është fituar  nga Speranza Bregasi, çmimi i dytë nga Klevisa Buzi dhe Daniel Lumi. Tre çmime të treta u morën nga  Kristo Qerama, Luna Gjyzeli dhe Sanie Suli, ndërsa për vokalin më të mirë, ështe vlerësuar Dilana Peci. 

K.H.