Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger është surprizuar nga partneri i saj Thom Evans, pasi ka marrë propozimin për martesë.
Ish-këngëtarja e grupit të njohur “Pussycat Dolls” publikoi fotot në Instagram teksa tregonte dhe momentin e propozimit, ku ajo shfaqet tejet e surprizuar. Në foto duket partneri i Nikole, teksa qëndron i ulur në gjunjë me unazën në dorë dhe këngëtaren e përlotur.
“Unë thashë po”- shkroi këngëtarja krahas fotove duke i bashkangjitur dhe një emoji me unazë martese.
Nicole u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të Glasgow Warriors, Thom, kur ajo ishte juriste në “X Factor” në 2019. Vitin e kaluar, një mik i çiftit i tha Richard Eden të “The Daily Mail” se çifti do të martohej, pasi Thom e dinte se Nicole ishte e duhura që kur u takuan.
Artistja njihet dhe për lidhjen 8-vjeçare me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.