Rogerti është zgjedhur lideri i ri për këtë javë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke marrë menjëherë në dorë organizimin e detyrave të përditshme.

Në një moment, teksa Selin po qëndronte me Shëndritin, ai iu afrua për të diskutuar ndarjen e punëve të shtëpisë. Si lider, Rogerti propozoi që Selin, së bashku me të dhe Mirin, të merreshin me kuzhinën.

Pjesë nga biseda:

Shëndriti: Si të duash, nuk po të përzihem

Rogerti: Pra, tre veta me ba edhe kuzhinën, edhe tavolinën. Kaq njerëz jemi.

Shëndriti: Tavolinën dhe living kush e ka?

Rogerti: E di si është puna, në kuzhinë, unë, ti dhe Miri. Te kuzhina për të larë pjatat, unë, ti dhe Miri.

Selin: Pa merak. Me radhë ky muhabet. Unë nuk pranoj të punoj në dyshe.

Rogerti: Si dyshe?

Selin: Kur të jem unë në kuzhinë, do të jem vetëm unë.

Rogerti: Duhet me të ndihmuar dikush o Selin.

Selin: Jo, nuk kam nevojë. E ke parë këtu që nuk ka nevojë të ndihmojë njeri.

Rogerti: Për t’i tharë

Selin: Absolutisht i thajë vetë. Nëse do të jem në kuzhinë me dy të tjerë, do të jem unë në një orar të caktuar dhe dy të tjerët kur të duan vetë.

Rogerti: Normale, e dini vetë si funksionon ajo pastaj

Selin: A do jesh ti me mua?

Rogerti: Po pra, ideja si do i bësh

Selin: Po të lajmëroj. Mendoje mirë, nëse më vendos mua në kuzhinë, do të punoj vetëm.

Rogerti: Po pra, por nuk i bën dot vetëm, i zgjidhni vetë. E rëndësishme se duhet e pastër, edhe për Prime

Selin: Pa merak, me kismet.