MALI – Ekspertët e UNESCO-s janë duke vlerësuar shkallën e dëmit që islamistët radikalë i shkaktuan objekteve të trashëgimisë kulturore në qytetin e Timbuktu (Mali), u tha gazetarëve të premten Drejtoresha e Përgjithshme e organizatës Irina Bokova, e cila vizitoi të shtunën qytetin e Timbuktu së bashku me Presidentin francez François Hollande.
Sipas fjalëve të Irina Bokova, kostoja e rindërtimit të varreve dhe mauzoleve të shkatërruara do të arrijë nga 4-5 milionë €.
Sipas njoftimit të mediave, gjatë largimit nga qyteti islamistët dogjën një ndërtesë, në të cilën ndodheshin mijëra dorëshkrime me vlerë të paçmueshme.