DURRËS, 2 tetor 2014 – Firence ka qenë ndër shekuj kryeqyteti i kulturës. Treqind përfaqësues nga e gjithë bota do të mblidhen në Firence nga data 2 – 4 tetor për të prezantuar modele të reja të zhvillimit të kulturës. Është Forumi i Tretë Botëror i UNESCO-s që do të shndërrojë Firencen në një kreyeqendër ndërkombëtare, pasi do të ketë ministra nga Italia, Bosnja, Greqia, Serbia, Maroku, Mali dhe Indonezia. Firence tashmë është përgatitur për të mirëpritur forumin. Kështu, ajo do të ofrojë hyrjen e lirë në Forte Belvedere, ndriçimin skenografik të sheshit “Signoria” dhe Kullës “ San Niccolo:, si dhe për herë të parë pas dekadave hapjen e gërmimeve në teatrin antik në Palazzo Vecchio që do të mbahet të shtunën më 4 tetor në prani të Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova.
/g.r.b. agjencia e lajmeve dyrrah/





