17 shtator 2013- Joga behet pjesë e Universitetit, duke u bërë kështu objekt studimi dhe kërkimi. Një tapet, ndriçim i butë dhe muzikë për meditim, Universiteti, Ca’ Foscari i Venezias i ka dhënë jetë këti vit Masterit në studimin e Jogës. Ky është master unik dhe i pari në Evropë.Masteri, i drejtuar nga Profesor Federico Squarcini, një profesor në Departamentin e Studimeve mbi Mesdheun dhe Afrikën në këtë Universtet,  dëshiron të shpërndajë më shumë kulturën e Jogës dhe të zbulojë origjinën e vërtetë të kësaj disipline.Sipas tij, origjina e Jogës është shumë e ndryshme nga ajo që ne dimë, ose nga ajo që ne mendojmë se dimë.Përveçse një disiplinë e cila praktikohet shumë nga VIP-at në botë, sipas të dhënave vetëm në SHBA janë rreth 20 milion praktikues të Jogës.

/panorama/