Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar tek Teatri Kombëtar. Unioni thekson se dhuna policore mbi gazetarët, artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombetar është turp qeverisës dhe akt mbi liritë themelore.

Reagimi i plotë

Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore.

Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 16 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pavaresisht me, apo pa, uniforme.

Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.