Të pesë fakultet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë publikuar 2407 maturantët që janë shpallur fitues në bazë të degëve që ata kanë preferuar.
Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur i fitues, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacionin përkatës në sekretaritë mësimore të fakulteteve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, në datat 13 – 20 shtator 2016.
Fitues në fazën e parë janë shpallur 2407, po kaq fitues do shpallen edhe fazën e dytë. Rektorati ka bërë me diej zyrtarisht se për t’u regjistruar kandidatët e shpallur fitues duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve. Kandidatët dorëzojnë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit.
b. Fotokopjen e noterizuar te diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftesë/diplomë te fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS, ose dëftesës së pjekurisë.
c. Deklaratën e paraqitur në shtojcën bashkëlidhur Udhëzimit nr. 13, datë 22.07.2016 , e cila plotësohet nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të fakultetit dhe nënshkruhet nga kandidati dhe nga kjo e fundit.
d. Dy fotografi personale.
Këtë vit nuk është hapur asnjë program i ri studimi, ndërsa numri i kuotave të përcaktuara për vitin akademik 2016- 2107 për studentet brenda vendit është 2407.
K.H.





