DURRËS, 28 janar 2014 –Nderimi i kryepeshkopit ortodoks të Shqipërisë dhe të Tiranës e Durrësit Anastas Janullatos nga një universitet prestigjioz amerikan “është fyerje për shqiptarët kudo në botë”. Kështu shkruan më 28 janar 2014 veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan Gerri Kokalari në një mesazh të tij drejtuar 65-vjeçarit At Xhozef Majkëll Makshejn (Joseph Michael McShane), prift jezuit amerikan, teolog i njohur dhe presidenti aktual i universitetit privat “Fordham” tw Nju Jorkut. Kokalari nuk harron t’i vejë në dukje atit jezuit se Janullatosi, më shumë se klerik ortodoks, është kolonel! Në mesazhin e presidentit të “Albanians for a Democratic Albania” deklarohet se “shumica e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë e konsiderojnë kolonelin Janullatos si furacak dhe provokator”. “Dyrrah”-u boton ekskluzivisht tekstin e mesazhit.
TEKSTI
Joseph M. McShane, S.J.
President, Fordham University
Cunniffe House
Rose Hill Campus
441 E. Fordham Road
Bronx, NY 10458
I dashur At Makshejn (Mac Shane).
Po ju shkruaj pwr t’ju informuar se vendimi i Universitetit tw “Fordham”-it për t’i dhënë titull nderi Anastas Janullatosit është fyerje për shqiptarët kudo në botë.
Ju duhet ta dini që shumica e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë e konsiderojnë kolonelin Janullatos si furacak (që hyn a vete diku pa qenë i ftuar; që përzihet kot në punët e të tjerëve, që fut hundët kot në një çështje) dhe provokator. Ne e konsiderojmë si përfaqësues të grekëve luftënxitës, që kërkojnë aneksimin e mëtejshëm të jugut të Shqipërisë nga Greqia dhe që nuk kërkojnë falje për krimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga grekët kundër shqiptarëve.
Shqiptarët kanë një mesazh të thjeshtë për Janullatosin: lëreni Kishën Ortodokse Shqiptare në duart e shqiptarëve, të cilëve u përket kjo kishë.
Sinqerisht, juaji
Gerri Q. Kokalari
/përgatiti gj. th., agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





