Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve njofton se janë hapur thirrjet për bursa shkëmbimi Erasmus Plus Credit Mobility me Universitetin e Varnës në Bullgari. Bursat do të ofrohen për studentë të programeve Bachelor në Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën në Universitetin e Durrësit.

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility,  i nënshkruar ndërmjet Universitetit të Menaxhimit Varna, Bullgari dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2018-2021, hapet thirrja për aplikime të studentëve të vitit të dytë në nivelin bachelor të studimeve: 5 (pesë) studentë për vitin akademik 2019-2020, (3 muaj) për semestrin e dytë (3 shkurt – 31 maj 2020)

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin e Menaxhimit Varna, Bullgari.

Kush mund të aplikojë:

Studentë të vitit të dytë të Fakultetit të Biznesit dhe FASTIP.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve ndërkombëtare, niveli B1 të mbrojtur me certifikatë;

  • Performancë shumë të mirë akademike;

  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi;

Dokumentet që nevojiten për aplikim:

  • Vërtetim studenti;

  • Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

  • Kopje e pasaportës;

  • Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti

Afati i aplikimit është deri më datë 07 tetor 2019.

*Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, kati i tretë, zyra 320, universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.