Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka hapur dyert për 2200 studentë që ulen për herë të parë në auditore, nga 17 mijë që numërohen në total në ciklin e parë të studimeve. 2890 kuota kanë qenë të lira për maturantët që kanë preferuar përzgjedhjen e profileve në fakultetet e këtij universiteti, ndërkohë që procesi i regjistrimit po shkon drejt fundit.

Degët më të kërkuara mbeten: Administrim – Biznesi, Drejtësia, degët e Formimit Profesional, ndërsa më pak të kërkuara: Histori, Matematikë, Informatikë. Dega e Menaxhim Hoteleri – Turizmit  ka rënie të theksuar dhe ende nuk dihet si do veprohet me studentët që janë regjistruar në këtë degë. 

Rektorja e universitetit “Kseanela Sotirofski”, ka thënë se afro 80 përqind e studentëve që fillojnë studimet për herë të parë janë regjistruar, ndërkohë që këtë vit janë hapur disa degë të reja në ciklin e parë të studimeve si dhe në nivelin master. Universitetit “Aleksandër Moisiu” këtë vit i shtohet edhe godina e re e kampusit në Spitallë, duke krijuar mjedise bashkëkohore për studentët.

K.H.