Ditën e nesërme, Universiteti i Durrësit do të rihapë dyert sërish pas shkëputjes së detyruar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Pas akt konstatimit të ekspertëve të Institutit të Ndërtimit për të treja godinat universitare, u vendos që mësimi të fillojë më 9 dhjetor, pasi ndërtesat nuk kanë pësuar dëme dhe janë të sigurta për të mirëpritur stafin dhe studentët.
Universiteti do të organizojë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë, në nderim të po aq viktimave të tërmetit, ku rektorja Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër.
NJOFTIMI I PLOTË
Senati Akademik i Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës, pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, mori vendimin që procesi mësimor nesër më datë 9 dhjetor. Procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.
Nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës, universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit).
Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë.





