DURRËS, 14 gusht 2014 – Zbulohet se kush ishte rektor në Akademinë e Studimeve të Aplikuara, që ka vepruar pa licencë për një vit, por njëkohësisht gjen dhe “xhevahire” nga goja e administratorit.
“Është e kotë të kërkosh në faqen në internet të kësaj Shkolle të Lartë Universitare Akademia e Studimeve të Aplikuara me inicialet ASA se kush bën pjesë në stafin akademik, rektori, ku botohet një përshëndetje rektori pa emrin e tij”, shkruante “Dyrrah”- u më 5 gusht 2014 (shih: www.durreslajm.com/investigim/%E2%80%9Ctalenti%E2%80%9D-t-i-hiqet-licenca-p%C3%ABr-akademin%C3%AB-e-studimeve-t%C3%AB-aplikuara).
Rastësisht “Dyrrah”-u gjeti në profilin në FB të shtetasit Vaso Qano konfirmimin: “Akademia e Studimeve të Aplikuara rektor që nga 1 shtatori 2010 deri më tani” (shih faksimilen).
Është për t’u habitur se në faqen ueb, administratori shkruan: “Shkolla e Lartë Universitare “Akademia e Studimeve të Aplikuara” Durrës në nëntor të vitit 2011, filloi funksionimin e saj si institucion i arsimit të lartë”.
Me sa duket, për një vit, 2010-2011, ky universitet privat ka funksionuar ilegalisht, pa licencë.
Kudo
Sipas të përditshmes shqiptarja.com Vaso Qano ishte rektor tek ASA (Durrës), rektor tek Akademia Profesionale e Biznesit, pedagog i brendshëm te Kristali.
Ky profesor është takuar nga çdo grup pune gjatë inspektimeve në institucionet e mësipërme.
Thjesht shfaqej kudo.
Brenda të njëjtit institucion, një person mund të shfaqej gjatë kontrollit në disa zyra, sepse mbante detyra të ndryshme.
Është interesant fakti që në rrjetin social me orientim nga biznesi LinkedIn, shtetasi shqiptar Vaso Qano figuron: “Rector Academy of Business, Tirana July 2014 – Present (2 months) Tirana – Rektor në Akademinë e Biznesit, Tiranë, korrik 2014 – prej 2 muajsh ”, por nuk përmendet ajo çfarë shkruan shtetasi Qano në FB: “Akademia e Studimeve të Aplikuara rektor që nga 1 shtatori 2010 deri më tani”.
“S’marr vesh unë nga akreditimi, jo më katundarët”
Kur grupi [i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit] pyeti për dhënien e një diplome në “Akademinë e Studimeve të Aplikuara, Durrës”, administratori shprehet: “Është kryetar Komune tjetri, mos ia jepja një diplomë unë”.
Për tarifat e shkollimit, administratori shprehet: “Sa studentëve u falim tarifat e shkollimit ne, janë të varfër nuk i paguajnë dot”.
Në “Akademinë e Studimeve të Aplikuara, Durrës”, kur u pyet administratori përse nuk janë nënshtruar procesit të akreditimit, përgjigjet: “S’marr vesh unë nga akreditimi, jo më të marrin vesh këta katundarë që kam për studentë”.
Info/ Vaso Qano sipas http://al.linkedin.com/pub/vaso-qano/37/264/158
Rectorat Academy of Business, Tirana.
Lecturer: American University of Tirana Educational Institution; 51-200 employees; Higher Education industri November 2010 – December 2011 (1 year 2 months). Medical Physics.
Lecturer: University Aleksander Xhuvani, Elbasan, Albania January 1971 – February 1998 (27 years 2 months) Physics.
Education: BA at Pace University, New York, USA Advanced Certificate on Education, Higher Education/Higher Education Administration 1997-1997. University of Tirana, Faculty of Natural Sciences, Physics Department
Associate Professor, Doctor, Higher Education/Higher Education Administration
1965-1970.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





