10 nëntor 2015 – Në Kinë ndodh edhe kështu! Një universitet në qytetin Xian është kritikuar ashpër pasi iu kërkonte studenteve femra të nënshkruanin një deklaratë virgjërie.
Deklarata është përhapur shumë shpejt në rrjetet sociale. “I premtoj vetes, familjes, miqve dhe burrit tim të ardhshëm dhe fëmijëve të mi se refuzoj çdo kontakt seksual paramartesor përpara se të angazhohem në një martesë monogame për gjithë jetën.
Po ashtu do të shmang çdo tradhti gjatë martesës”, shkruhet në deklaratë.
Një studente tha se është shumë e mërzitur nga kjo kartë angazhimesh. Sipas saj, ky është dhunim i dinjitetit të studentëve.
/portali DurresLajm/