Nga Shefqet Kërcelli
Me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të Kapiten Hysni Aruci, dega e navigacionit të UAMD, organizoi një ceremoni përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së kapitenit dhe pedagogut të këtij universiteti Hysni Aruci.
Në këtë ceremoni, morën pjesë familja e të ndjerit Aruci, stafi pedagogjik i UAMD, dega navigacion, përfaqsues të institucioneve detare dhe kompanive private, ku ka shërbyer Kapiteni, shokë dhe miq, studentë të UAMD, media
durrsake, etj.
Fillimisht prof. Osman Metalla, organizator i këtij aktiviteti përkujtimor, evidentoi vlerat dhe kontributin e Zoti Hysni Aruci, si detar, si navigator, si administrator, si pedagog, në cdo sektor të transportit detar të shtetit shqiptar. Ai ka lënë gjurmë konkrete e të pashlyeshme kudo që ka punuar, nënvizoi zoti Metalla. Kapiten Hysni Aruci lindi ne Shijak me 20.04.1959.
Ne vitin 1978-1981, kreu me sukses Akademine e Detarisë Vlorë. Mbasi shërbeu 2 vjet si navigator në anijet e flotës Tregëtare, në vitin 1983 -1987, punoi kryetar dege në Drejtorine e peshkimit Durrës. në vitet 1987-1997, Inspektor
i përgjithshem ne Drejtorine e peshkimit Durrës.
Në vitin 1998-2004, administrator i shoqerise “Lunar”, shërbim i autorizuar i pajisjeve te shpëtimit ne anije,
Nga viti 2006-2010, Drejtor i përgjithshem i Rregjistrit detar shqiptar.
Në vijim Zv/Kapiten i përgjithshem i porteve, Shef i rregjistrit te anijeve, Kapiten i Kapitanerise së Portit durres.
Detyra e tij e fundit ne sherbim te shtetit e detarise shqiptare ishte, Drejtor i drejtorisë së sigurisë detare & Administrimit e kontrollit të flamurit në drejtorine e pergjithshme detare.
Kapiten Hysniu, do mbetet ne mendjet dhe zemrat e detareve shqiptare, si kuader korrekt, i urte, i thjeshte e dashamires me detaret, i respektueshem me shoket e koleget.
Këto vlera e kontribute i theksuan në kujtimet e tyre, mjaft miq e pjesmarrës në këtë ceremoni, miku i tij, avokat Agim Hoxha, Shoku i shkollës së marinës Vlorë, Arben Bedo, kolegu dhe miku i tij, Draguli Luni, zvëndësuesi i tij në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë e sigurisë Detare, kapiten Muharrem Trupja dhe fotografi e regjisori durrsak Gëzim Domi. Ata sollën kujtime e mbresa nga puna dhe jeta me Kapiten Hysni Arucin.
Më pas Shoqata mbarëkombëtare e detarëve “Adrijon”, për punën dhe meritat e vecanta në sektorin e transportit detar i akordoi Kapiten Hysni Arucit, “Certifikatë Mirënjohje”, të cilën ja dorëzoi familjes Zoti Aleksandër Gjermeni, gjithashtu Prof.Alma Gologota, në emër të stafit pedagogjik të degës navigacion, i dedikoi kapiten Hysni Arucit, “Certifikatë Mirënjohje”, për kontributin e tij të vecantë si një nga pionierët mësimdhënës në këtë degë të rëndësishme të UAMD.
Ndërkohë familja e Kapitenit falenderoi organizatorët dhe të gjithë pjesmarrësit në këtë ceremoni përkujtimore.
Bashkëshortja dhe fëmijet e kapitenit u ndjenë krenarë për jeten dhe veprën e kapiten Hysniut. e cila u shprej më së miri në këtë aktivitet mbresëlënës përkujtimor.
Pjesë e këtij përkujtimi u bë dhe nipi i kapitenit, Henriku, i cili i ngjante plotësisht gjyshit, dhe me gjasa do bëhet një Kapiten i ardhshëm i Flotës shqiptare.
Në fund pjesmarrësit e kësaj ceremonie vizituan dhe ambientet e laboratorit të ri të degës navigacion të UAMD, i cili do jetë pjesë e shkrimeve të ardhëshme. Ceremonia përcolli një mesazh:-
Të vlerësojmë njerzit e punës dhe me kontribute reale për këtë vend. Lamtumire Kapiten Hysniu!
I përjetshem qoftë kujtimi yt!
Sqarim.
Të zgjeruar jeten dhe vepren e kapiten Hysniut e gjeni tek vëllimi i dytë i “Antologjise së detarisë shqiptare”, faqe 500.