26 maj 2014 – Edhe princesha britanike ka rënë në grackën e paparacëve, që e kanë kapur në një pozë të cilën pallati mbretëror nuk do ta pëlqejë aspak.

Gjatë udhëtimit të fundit në Australi, për Kate dhe veçanërisht për veshjet e saj, që në shumë raste flitet se nuk i kanë pëlqyer as mbretëreshës, është folur shumë.

Por pas një fotoje të publikuar nga gazeta Bild e Gjermanisë, për shumë persona ka lindur edhe një dyshim. A mban apo jo mbathje princesha e Anglisë?

Gjatë një udhëtimi me helikopter në një prej vendeve të kontinentit Australian, për shkak të lëvizjes së helikave të helikopterit, princeshës së re i është ngritur fustani alla Marilyn Monroe dhe është zbuluar fakti se nën të ajo nuk mbante mbathje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/