30gusht 2015 – Lojëtari nuk duron dot. Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, të zhvilluar dje dhe të fituar nga vendasit 1-0.
Një prej lojtarëve të Kukësit nuk ka duruar për të dalë në banjo, por ka urinuar në një cep të fushës, duke bërë përshtypje dhe te tifozët e shumtë që ishin të pranishëm në stadium.
Futbollisti ka pasur “fat” që nuk ndodhej në Tiranë, në të kundërt do të ishte gjobitur me 5 mijë lekë nga bashkia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/