4 dhjetor 2015 – Ende pa kaluar 24-orë nga publikimi i videos së re, bashkëpunimit mes motrave Koçi dhe reperit kosovar Gold AG, fansat e këngëtarëve kanë shpërthyer në akuza për vjedhje. Sipas komenteve në mediat sociale, kënga “Me mu” është kopjuar nga Oana Radu & Dr. Mako feat. Eli me titull “Tu”. Artistët rumunë e kanë publikuar këngën e tyre më 13 maj 2014. Për të kuptuar më shumë rreth ngjashmërisë së këngëve, dëgjoni versionin shqiptar dhe rumun më poshtë.
/portal DurresLajm/





