Në prag të sfidës së shumëpritur Itali-Shqipëri, një ndeshje kjo që ka ndezur në maksimum tifozeritë respektive jo vetëm për rëndësinë që ka ndeshja, por edhe për lidhjen e gjatë mes dy vendeve fqinjë, arkitekti durrsak Indrit Hamiti publikon një kuriozitet mjaft interesant.

Në kohën kur arbëreshët që ndodhen në Itali bëjnë tifo për ekipin tonë, madje kanë veshur qytezat e tyre me ngjyrat kuqezi, Hamiti, në një status në Facebook, shkruan për një vepër arkitekturore mjaft të rëndësishme, siç është Ura e dyte e varur e ndërtuar ne Europe ne vitet 1828-1832. U projektua nga inxhinjeri arbëresh Luigi Giura ..”