Punonjësit e kërkim-shpëtimit janë vënë në garë me kohën në Florida, ku uragani Ian mbolli vetëm shkatërrim në rrugën e tij.

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur në këtë shtet, por zyrtarët druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, raporton BBC.

Ende 2.2 milionë vetë në Florida janë pa energji elektrike. Ujërat e përmbytjeve kanë qenë aq të mëdha sa kanë bllokuar disa njerëz në shtëpitë e tyre, ndërsa trupat e Gardës Kombëtare po shkojnë derë më derë në qytetin e Orlandos për të shpëtuar të bllokuarit.

Ron de Santis, guvernator i Floridës: Fakti që stuhia kaloi, nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik. Deri tani janë shpëtuar 700 persona, dhe duket se do të ketë edhe shumë të tjerë, pasi angazhimi për të ndihmuar njerëzit është maksimal.

Uragani Ian goditi fillimisht Kubën, duke shkaktuar edhe atje dëme të mëdha e një ‘black out’ masiv.