Uragani “Ida” që goditi SHBA-në ka shkaktuar të paktën tetë viktima në New York.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se mes viktimave ndodhej dhe një djalë 2-vjeçar. Më herët autoritetet shpallën gjendje e jashtëzakonshme pasi përmbytjet shkaktuan dëme tëë mëdha.

Në rrjet janë publikuar pamje ku shihet sesi uji ka vërshuar në rrugë, në stacionet e metrosë dhe shtëpitë e njerëzve.

New Jersey gjithashtu shpalli një emergjencë dhe raportoi të paktën një vdekje.

Policia e New York-ut u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë jashtë rrugëve dhe departamenti i zjarrfikësve ka thënë se po i përgjigjet thirrjeve nga i gjithë qyteti.