Një stufi katastrofike e kategorisë 5, Uragani Irma, ka mbërritur në ishujt Leeward në Karaibe.
Qendra Kombëtare e Uragani në SHBA e ka quajtur atë stuhinë më të fuqishme në Atlantik të regjistruar ndonjëherë. Uragani Irma pritet që të godasë sot (6 shtator) Ishujt e Virgjër dhe Puerto Rikon.
Uragani i kategorisë së pestë, konsiderohet të jetë suhia më e fuqishme e Atlantikut në një dekadë dhe ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 295 km/h.
Ishujt Leeward janë edhe pika fillestare nga ku uragani do të zbarkojë, për të vijuar më pas me Porto Rikon dhe Republikën Dominikane.
Edhe shteti amerikan i Floridës ka urdhëruar evakuim të detyruar, pasi stuhia kërcënon të kalojë edhe atje.Banorët e ishujve i janë drejtuar dyqaneve për t’u furnizuar me mallrat për të përballuar uraganin.
Aeroportet në disa ishuj kanë ndërprerë aktivitetin, teksa autoritetet kanë nxitur njerëzit të strehohen. Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Floridën, Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër amerikanë, për të cilat ka mobilizuar edhe përpjekjet federale për lehtësimin e fatkeqësive.
Nuk është ende e qartë se çfarë efekti Uragani Irma do të sjellë për pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, teksa pjesë të Teksasit dhe Luizianës po përballen me pasojat dhe dëmet e sjella nga Stuhia Harvey.
Sipas meteorologëve, pas Irmës, një stuhi e tretë tropikale e quajtur Jose, është krijuar tashmë në Atlantik dhe pritet që të kthehet në një uragan më vonë gjatë javës.