Uragani Irma i cila pritet të godasë Floridën në orët që vijnë, rrezikon edhe vilën e presidentit Trump.

Vila përmban 126 dhoma, është 62 mijë metër katror dhe muret e saj përbëhen nga çelik dhe çimento.

Ishte viti 1985 kur Donald Trump e bleu këtë pronë për 10 milion dollar, mirëpo investimet në të janë të shumta nga ana e presidentit duke e transformuar në një klub, duke ndërtuar edhe gjashtë fusha tenisi dhe një fushë të mrekullueshme golfi.