Këngëtari i famshëm nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, ka kërkuar ndihmën e 8.9 milionë ndjekëseve për të gjetur vëllain e tij pasi ka humbur për shkak të uraganit Maria.
Uragani i fuqishëm, preku dhe shkatërroi Puerto Rikon më 20 shtator duke shkaktuar dëme të mëdha, si ndërprerja e rrjetit të energjisë elektrike, rrugë e banesa të prishura e shumë viktima e persona të humbur.
Një ndër ta është edhe vëllai i këngëtarit të njohur nga Puerto Riko, Ricky Martin. Ai iu bën apel miqve të tij virtual, që ta ndihmojnë atë.
“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga vëllezërit e mi. Nuk e dimë ku është. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasim me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.
Ricky Martin u kërkoi ndjekësve të tij të kontribuojnë në fushatën për mbledhjen e fondeve që u lançua pak ditë më parë, për të rindërtuar ishullin e për të ndihmuar viktimat që shkatërroi Maria.





