Uragani “Milton” i cili ka goditur kryesisht Floridën në SHBA është reduktuar në një uragan të kategorisë së dytë.

Pavarësisht kësaj, ai është ende jashtëzakonisht i fuqishëm, duke sjellë përmbytje të mëdha dhe erëra të rrezikshme në rajon, raporton BBC.

“Milton” arriti në tokë pranë Siesta Key në Florida si një stuhi e kategorisë së tretë dhe zyrtarët thonë se pritet të qëndrojë në fuqinë e uraganit ndërsa vazhdon të lëvizë mbi shtetin.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tani pa energji në të gjithë Florida, me lagje të tëra në errësirë.

Vdekje janë konfirmuar në bregun lindor të shtetit ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.

Miliona njerëz janë larguar nga shteti gjatë të mërkurës pasi u lëshuan dhjetëra paralajmërime për përmbytje, tornado dhe stuhi.

Ajo mbërriti si një stuhi e kategorisë së tretë, me paralajmërime për erëra ekstreme dhe përmbytje të shpejta.