Uragani “Nate” ka sjellë me vete erëra të forta, rrebeshe të mëdha shiu dhe një kërcënim për stuhi të fuqishme në bregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uragani, me shpejtësi 137 km/h ka bërë goditjen e parë afër lumit Mississippi në Louisiana të shtunën në mbrëmje, shkruan BBC.

Duke lëvizur në veri, goditjen e dytë “Nate” e ka bërë në Biloxi, Mississippi.

Në Louisiana, Mississippi, Alabama dhe disa pjesë të Floridës janë bërë thirrje për evakuim për shkak të rrezikut të dallgëve të detit.

“Nate” ka shkaktuar vdekjen deri më tani të 25 personave në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras.